Zeqiri: Tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë në veri
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policëve, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se që nga vendosja e barrikadave në veri është penguar puna e zyrtarëvë policorë. “Që nga atëherë, tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë sipas orarit që kanë pasur”, ka thënë Zeqiri, duke shtuar […]
Imer Zeqiri nga Sindikata e Policëve, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini ka thënë se që nga vendosja e barrikadave në veri është penguar puna e zyrtarëvë policorë.
“Që nga atëherë, tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë sipas orarit që kanë pasur”, ka thënë Zeqiri, duke shtuar se ka shprehur shqetësim për këtë situatë.
“Zyrtarët policorë atje po qëndrojnë me një moral dhe një vullnet të lartë, sa i përket kryerjes së autorizimeve dhe detyrave ligjore sipas Kushtetutës. Mirëpo pengesat që kanë rrjedhur, pamundësia për të bërë ndërrimin e tyre, neve si sindikatë jemi të shqëtësuar, jo vëtëm ne por dhe menaxhmenti policor”, ka shtuar Zeqiri.
Zeqiri ka treguar se kanë bërë dhe kërkesë në mënyrë mediatike për këtë çështje por menaxhmenti policor dhe organet qeveritare janë në kontakt me ndërkombëtarët.
“Nëse flasim si mund të bëhet ndërrimi i zyrtarëvë policorë, pa u zhbllokuar rrugët, e vetmja mundësi është në lokacionin Leposaviç-Jarinjë me helikopter”, ka theksuar Zeqiri.
Sipas tij, është e mundur të bëhet ndërrimi i zyrtarëve policorë përmes rrugëve sepse sipas tij, nuk ka asnjë alternativë. Tutje ka theksuar se nga kjo situatë mund të ndodh një krizë humanitare për shumë qytetarë, të cilët banojnë në atë pjesë.
Ndërsa për ligjin e pagave për zyrtarët publikë, Zeqiri ka potencuar se nuk e dinë se cila do të jetë paga e policëve në bazë të këtij projektligji. Po ashtu, ka shtuar se nuk është i informuar se cilat nga kërkesat e tyre janë plotësuar.















