Zeqiri: Vjosa Osmani është e vetmja e panjohur në këto zgjedhje, për partitë tjera dihet si qëndrojnë

Analisti politik Adrian Zeqiri ka deklaruar se presidentja Vjosa Osmani mbetet figura kryesore që mund të ndikojë në ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, të cilat mbahen me 7 qershor.

“Është një periudhë shumë e shkurtër që prej kur Osmani e la pozitën e presidentes dhe filloi të merrej aktivisht me një parti politike opozitare. Mbetet të shihet. Osmani ka mbështetje të madhe edhe në diasporë”, tha Zeqiri.

Sipas tij, ndikimi i Osmanit mbetet ende i paparashikueshëm dhe kjo e bën atë faktorin më interesant politik në zgjedhjet e ardhshme.

“Efekti i vetëm dhe e panjohura e këtyre zgjedhjeve është Vjosa Osmani, se çfarë ndikimi do të ketë dhe sa do të jetë e mundur që ta rrisë këtë çështje”, deklaroi ai.

Zeqiri tha se dy figurat që aktualisht mund ta ngrisin më së shumti Lidhjen Demokratike te Kosovës [LDK] janë Vjosa Osmani dhe Përparim Rama.

“Mbrëmë e pashë edhe Vjosa Osmanin edhe Përparim Ramën, këta dy figura janë ato që mund ta ngrisin LDK-në, sesa figurat të cilat janë shpenzuar në disa palë zgjedhje, sidomos Lumir Abdixhiku”, u shpreh Zeqiri.

Ai shtoi se një paraqitje e përbashkët e Osmanit dhe Ramës mund të ketë efekt të madh tek elektorati i LDK-së.

“Shpresoj që Përparim Rama dhe Vjosa Osmani të shihen bashkë, që të maksimalizojnë dhe të kenë ndikim tek elektorati i LDK-së”, tha ai.

Tutje, Zeqiri vlerësoi se vetëm LDK-ja mund t’i marrë vota Lëvizja Vetëvendosje.

“Vetëm LDK mund të marrë vota nga LVV. Shumë pak partitë tjera munden me marrë vota. Në vitin 2021 kishte pakënaqësi nga LDK dhe një pjesë e votuesve të rinj ose të papërcaktuar, Osmani ua mundësoi që të shkojnë tek LVV”, deklaroi ai.

Në fund, ai theksoi se partitë tjera opozitare kanë elektorat më statik dhe më pak të ndërlidhur me votuesit e Vetëvendosjes.

“LDK është e vetmja që mund ta dëmtojë LVV-në me vota. Asnjë nga partitë tjera opozitare nuk e kanë atë potencial. Syri kryesor për ndryshim të rezultatit është tek LDK dhe tek Vjosa Osmani e Përparim Rama”, përfundoi Zeqiri.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika