“Zero tolerancë ndaj duhanit në ambiente të mbyllura”, ministri Peci në aksion, inspektohet zbatimi i ligjit kundër duhanit

Ministri i Bujqësisë bashkë me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë kanë dalë në një aksion për të parë se sa po zbatohet Ligji kundër Duhanit. Televizioni Dukagjini përcjellur një ekip të inspektorëve të cilët kanë shqiptuar gjoba për disa biznese që ishin duke shkelur ligjin.

Ministri, Faton peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me inspektorët e  Agjencisë për Ushqim dhe Veterinarisë(AUV) kanë dalë në Fushë Kosovë e Ferizaj të inspektojnë se a po zbatohet Ligji kundër duhanit në hapësirat publike.

Peci ka mbledhur inspektorët gjatë së shtunës, dhe kanë planifikuar se cilat lokale të gastronomisë do të inspektohen për shkelje eventuale të Ligjit kundër Duhanit. Kështu, gjatë ditës së sotme janë gjobitur disa gastronomë.

Në një prononcim, Peci bëri të ditur se inspektime do të ketë edhe ditëve të vikendit (sikur gjatë ditës së sotme që ka pasur) dhe pas orarit të rregullt dhe herët në mëngjes do të ketë inspektime, duke theksuar se vetëm për dy ditë në rajonin e Prishtinës janë shqiptuar rreth 60 gjoba.

Gjithashtu, ai bëri të se ditur se një grup i gastronomëve kanë krijuar një rrjet komunikimi për të paralajmëruar njëri tjetrin për aksionet e inspektorëve të AUV-it.

“Nuk mund të vazhdojnë me pirjen e duhanit në hapësirat e ndalura. Gjithashtu ne kemi informacione që një grup i gastronomeve në lagje të qyteteve të caktuara kanë krijuar një lidhje (në rrjete sociale), ku po alarmojnë rrethin ku inspektorët e AUV-it po hyjnë në një lokalitet të caktuar. Ky është një organizim i kundërligjshëm dhe praktikat e tilla bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe besoj që do të jenë objekt edhe i ndjekjes nga organet e rendit dhe drejtësisë. Në do të vazhdojmë më një intensitet të shtuar edhe pas orarit të punës, orarit të rregullt, gjithashtu edhe në mëngjes dhe në vikend. Sikur ky i sotëm (aksioni për zbatimin e ligjit të duhanit) dhe do të vazhdojë edhe vikendet e tjera”, ka thënë Peci.

Inspektorëve u bashkohet edhe ministri, e destinacioni i parë u vendos të jetë komuna e Fushë-Kosovës.

Inspektorët ia mësynë një lokali në të cilin me të hyrë menjëherë gjetën shkelje.

Për këtë, pronari gjobit me 500 euro.

“Në pjesën e aneksit konsumohet cigare, edhe ligji thotë që së paku tri nga hapësira njësi të jenë ta hapura. Subjekti për momentin i ka një e gjys.”

Inspektimi vazhdon në një tjetër lokal. I njëjti po ashtu po shkelte ligjin sipas inspektorëve.

“Në momentin e kontrollës u hasën tu konsumu duhan në hapërisa shumë të vogla dhe prandaj do të marrim masa ndaj subjektit në fjalë”.

Lokacioni i tretë që ia mësynë inspektorët shpëtoi pa u gjobitur.

Lokacioni tjetër në të cilin inspektorët do të vazhdojnë punën gjatë mbrëmjes të së shtunës është Komuna e Ferizajt, rrugë edhe të cilën e morën.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika