“Zero tolerancë për krimin”, Sveçla: Muhamed Lika dhe familja e tij meritojnë drejtësi

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në rastin e vrasjes së rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Në një postim në Facebook, Sveçla shprehu solidaritet me familjen e të ndjerit dhe theksoi se drejtësia duhet të vihet në vend, pa asnjë tolerim ndaj krimit.

“Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. Zero tolerancë!”, ka shkruar Sveçla.

Reagimi i tij vjen pas aksionit të mëngjesit të sotëm në Kaçanik, ku Policia e Kosovës arrestoi më shumë se pesë persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit Lika. Të dyshuarit besohet se janë pjesë e një grupi kriminal që po hetohej nga viktima, dhe pikërisht kjo pistë konsiderohet si motivi kryesor i atentatit.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika