Zëvendëskomandanti i FSK-së pret në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it

Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Jozsef Szpisjak

Pamje nga takimi

Zëvendëskomandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjeneralmajor Enver Cikaqi, ka pritur sot në takim lamtumirës zëvendëskomandantin e KFOR-it, gjeneral brigade Jozsef Szpisjak, i cili do të përfundojë misionin e tij në Kosovë.

Në këtë takim, gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë.

“Gjeneral Cikaqi ka falënderuar gjeneralin Szpisjak për shërbimin e tij dhe bashkëpunimin që kishin si dy institucione të sigurisë gjatë periudhës së shërbimit në Kosovë, duke shpresuar që bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me pasardhësin e tij gjeneral Brigade Frederik Bernacca i cili ishte i pranishëm në takim”, ka njoftuar FSK-ja.

Forca e Sigurisë së Kosovës bashkëpunon ngushtë me KFOR-in dhe të gjitha institucionet e sigurisë në vend, për të ofruar një ambient sa më të sigurtë për qytetarët e Kosovës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika