Zëvendëskryeministri i Serbisë: Bisedimet me Kosovën janë faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë politikën serbe

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Sinisha Mali, ka thënë se Kosova është sfida më e madhe për politikën e Serbisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali

Kosova është sfida më e madhe për politikën e Serbisë dhe se bisedimet Kosovë-Serbi në vazhdim janë faktori më i rëndësishëm që do të përcaktojë politikën ekonomike dhe politikën serbe në përgjithësi.

Kështu ka thënë zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Mali, shkruan RTS.

Kjo deklaratë vjen pak ditë pasi presidenti serb, Aleksandër Vuçiq , kishte thënë se në takimin me ndërkombëtarët i është thënë se duhet ta pranojnë propozimin e tyre, sepse në të kundërtën do të ndërpritet procesi i integrimeve evropiane.

Ai kishte theksuar se do të përballen me ndalimin dhe tërheqjen e investimeve, që do të jetë një masë e përgjithshme ekonomike që do të ketë pasoja për Serbinë.

Teksa zëvendëskryeministri Mali pyetet për efektet e tërheqjes së mundshme të investimeve nga vendet e BE-së, ka thënë se ato vende punësojnë mbi 200 mijë njerëz në Serbi.

Sipas tij, tërheqja e investitorëve nga Perëndimi do të ishte një fatkeqësi, sepse, siç thotë Mali, kjo do ta kthente Serbinë 30 vjet prapa.

Ai, po ashtu, ka vlerësuar se tërheqja e ekonomisë së BE-së do të sillte “fshirjen e rezultateve si me gomë”.

“Ajo për të cilën kemi punuar në 10 vitet e fundit do të fshihej si me gomë”, citohet të ketë thënë Mali.

Zëvendëskryeministri serb ka theksuar se “çështja e Kosovës do të përcaktojë fatin e vendit dhe ekonomisë së Serbisë”.

Ai ka njoftuar se në shkurt do të nënshkruhet një marrëveshje me BE-në për fillimin e rindërtimit dhe ndërtimit të një hekurudhe të shpejtë nga Beogradi përmes Nishit deri në kufirin me Maqedoninë e Veriut, për të cilën BE do të japë një grant prej 660 milionë euro.

Po ashtu, ai tha se me nënshkrimin e kontratës për infrastrukturën, praktikisht ka nisur ndërtimi i Stadiumit Kombëtar, i cili do të përfundojë në fillim ose në mes të vitit 2026.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika