Zëvëndëskryeministri malazez, Konjeviç: Abazoviç prioritizoi vizitat në Beograd

Zëvëndëskryeminstri i parë, Konjeviç ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj. Kjo marrëveshje do ta rrisë bashkëpunimin në mes të dy vendeve në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë. Mirëpo, asnjë vizitë nuk i është bërë Kosovës nga Abazoviq, vizita këto që nuk i janë kursyer Beogradit

Zv/kryeministri i parë dhe ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Rashko Konjevi

Megjithëse zgjedhja e Abazoviq u mirëprit nga Kosova, duke e përmendur si kryeministrin e tretë shqiptarë, Abazoviq nuk e vizitoi Kosovën asnjëherë. Ndërkaq, vizitat e tij nuk ia kurseu Beogradit. Zëvëndëskryeminstri i parë i Malit të Zi, Konjeviç e pa këtë sikurse një “mosekuilibrim të bashkëpunimeve rajonale”.

“Nuk e di pse Kryeministri Abazoviç ka prioritizuar vizitat në Beograd dhe nuk i ka ekuilibruar bashkëpunimet rajonale. Për këtë, dhe për datën eventuale të vizitës së tij, duhet ta pyesni atë”, ka deklaruar ai.

Ministri malazez i Mbrojtjes e njëherësh, zëvëndëskryeministri i parë, Rashko Konjeviç, ka thënë se shteti i Malit të Zi do t’i dalë në ndihmë Kosovës në aspiratat e saj të integrimeve rajonale dhe evropiane.

Këtë gjë Konjeviç e ka thënë përgjatë vizitës së tij të parë në kryeqytetin kosovar, Prishtinë, me ç’rast ishte pritur nga homologu i tij, ministri Armend Mehaj. Kjo vizitë shënoi një nënshkrim të një bashkëpunimi bilateral në fushën e sigurisë.

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Konjeviç përmes një prononcimini për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se ndihet keq për një ndërprerje të vizitave të qeveritarëve malazezë në Prishtinë, duke shpresuar që vizita e tij, do të pëcillet nga të tjerë më pas.

“Më vjen keq që në këto 14 vite të marrëdhënieve tejet të mira bilaterale mes Malit të Zi dhe Kosovës, kemi pasur 2 vite ndërprerje në vizitat e zyrtarëve qeveritarë malazezë. Shpresoj që vizita ime në nivelin e Zëvendëskryeministrit do të jetë një nxitje shtesë ndaj zyrtarëve në ekzekutiv që t’u kushtojnë më shumë vëmendje asaj se si i planifikojnë aktivitetet ndërkombëtare dhe vizitat”, tha zëvëndëskryeministri malazez.

Qeveria e Abazoviq u rrëzua nga një mocion mosbesimi me iniciativë të partisë së Milo Gjukanoviqit. Pas rreth 13 orë diskutimesh, 51 deputetë votuan për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit.

Lidhur me marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe, Konjeviç ka thënë se ndihet keq që Mali i Zi nuk e përdori shansin për të përshpejtuar integrimin evropian të saj, e që Kryeministri, Dritan Abazoviç, i dha prioritet zgjidhjeve të marrëdhënieve me Kishën Ortodokse Serbe, gjë e cila ishte në dëm të Malit të Zi.

Se a ka ndonjë mundësi që rigrupimi i shumicës së vjetër parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit 2020, parti kjo e cila konsiston në blloqe të partive proserbe duke mos njohur Pavarësinë e Kosovës, të ketë ndonjë levë në duart e pushtetit malazez, Konjeviç përgjigjet kështu.

“Në lidhje me mundësinë e formimit të një qeverie me mazhorancën e vjetër, do të them vetëm se në këtë rast do të kishim një qeveri pr-ruse dhe konstituentësh të saj, në një shtet që është anëtar i plotë i NATO-së. Malit të Zi nuk i duhet një qeveri kukull ruse”, thotë zv/kryeministri Rashko Konjeviç, “por një qeveri qartësisht pro-evropiane”.

Megjithëse pati kundërshtime të dukshme nga partitë e tjera lidhur me nënshkrimin e marrëveshjes në mes Malit të Zi dhe Kishës Ortdokse Serbe, nënshkrimi i saj nuk u shmang.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika