Zëvendëskryeprokurori Qavolli i reagon ministrit Peci: Prokuroria ngriti 20 aktakuza për ndërtime pa leje

Pretendimeve për mosveprim të Prokurorisë nga ana e minisitrit të Bujqësisë, Faton Peci, u është përgjigjur prokurori Ersan Qavolli. Ai ka deklaruar se rreth 20 akuza janë ngritur nga prokuroria për ndërtimet pa leje

Prokurori Ersan Qavolli, zëvendëskryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Pejë, në raportimin e tij para anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të enjten, ka deklaruar se Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur 20 aktakuza për rastin e ndërtimeve pa leje në një fshat në Bjeshkët e Rugovës.

Siç raporton “Betimi për Drejtësi”, Qavolli e bëri të enjten në takimin e 233-të të KPK-së. Ai tregoi shifrën e aktakuzave të ngritura për veprën penale të ndërtimeve pa leje, rast i cili ishte përmendur disa herë nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

“Vetëm për vendin ku është potencuar nga ministri ne kemi ngritur për të gjitha rastet 20 aktakuza për veprën penale të ndërtimeve pa leje, prandaj edhe pretendimet që kanë qenë të shfaqura në media nuk qëndrojnë”, tha prokurori Qavolli.

Një deklarim i tillë nga prokurori Qavolli, ka ardhur pasi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, kishte reaguar për ndërtimet pa leje në fshatin Stankaj të komunës së Pejës, me arsyetimin se Prokuroria nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim lidhur me denoncimin e Ministrisë për ndërtimin e 25 vilave në këtë fshat.

Ndërsa, sa i përket veprës penale “Ndërtime pa leje”, prokurori Qavolli tha se janë ngritur 429 aktakuza dhe se Prokuroria Themelore në Pejë nuk ka qëndruar duarkryq.

“E keni pa kohën e fundit që kanë qenë disa reagime për ndërtimet pa leje në një fshat të Bjeshkëve të Rugovës, ne si Prokurori nuk kemi qëndruar duarkryq në raport me ato raste, lidhur me ndërtimet pa leje ne kemi ngritur gjatë periudhës 429 aktakuza”, deklaroi Qavolli para anëtarëve të Këshillit.

Ndryshe, me një video tjetër të publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ministri Peci kishte kritikuar Prokurorinë Speciale duke deklaruar se me mosreagimin e saj, veprimtaritë e paligjshme po vazhdojnë të jenë prezente.

Ai kishte deklaruar se pavarësisht denoncimeve të tij, Prokuroria nuk kishte marrë asnjë veprim.

Peci për objektin në Ulpianë ngjitur me AAK-në: Asnjë veprim nga Prokuroria Speciale – Do t’ia kthej Ministrisë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika