Zëvendësministrat vizitojnë Zubin Potokun, objekti po bëhet gati për kryetarin
Dy zëvendësministrat, Arbër Vokrri e Radoica Radomiroviq, kanë ardhur me mision në komunën e Zubin Potokut. Këtu ata informohen nga afër me punën që po bëhet. Prej disa javësh disa departamente komunale kanë rinisur funksionimin. Synimi është që brenda një kohe të shkurtër i gjithë objekti të rifuksionalizohet. Optimist për këtë është edhe zëvendësministri Vokrri. […]
Dy zëvendësministrat, Arbër Vokrri e Radoica Radomiroviq, kanë ardhur me mision në komunën e Zubin Potokut.
Këtu ata informohen nga afër me punën që po bëhet.
Prej disa javësh disa departamente komunale kanë rinisur funksionimin. Synimi është që brenda një kohe të shkurtër i gjithë objekti të rifuksionalizohet.
Optimist për këtë është edhe zëvendësministri Vokrri.
“Është e pritshme që në një periudhë të afërm të bartet edhe kabineti politik, përkatësisht edhe kryetari me zyren e tij në këtë godinë dhe është vetëm çështje teknike, pra derisa të rregullohen disa orendi, një pjesë e zyreve, dyert e kështu me radhë, përndryshe ka vullnet ka edhe nevojë që qytetarët e Zubin Potok ta kenë qasjen tek kryetari i tyre në zyren e tij”, thotë Arbër Vokrri – Zv.ministër i Pushtetit Lokal.
Përgjatë vizitës në objektin komunal, Vokrri e Radomiroviq kontrolluan edhe disa dokumente, të cilat ndërlidhen me menaxhimin financiar që i është bërë ndër vite komunës.
“Fjala është për fonde marramendëse të cilat janë dhënë nga dy qeveritë, si nga ajo e Republikës së Kosovës poashtu edhe ajo e Serbisë për t’u realizuar projekte në shërbim të qytetarëve, qofshin infrastrukturore apo për zhvillim të ekonomisë lokale dhe të cilat ose nuk janë zbatuar fare ose thjeshtë kanë përfunduar te një qark i vogël njerëzish, patjetër eksponentë të Listës Serbe, bashkëpunëtorë të Milan Radojiçiqit”, tha Arbër Vokrri – Zv.ministër i Pushtetit Lokal.
Keqpërdorimet, zëvendësministri Radomiroviq tregon se kapin shifra milionëshe.
“Në komunën e Zubin Potokut gjetëm shumë dokumente të cilat tregojnë për keqpërdorimet që kanë ndodhur këtu, me paratë që kanë ardhur nga qeveria e Kosovës, mirëpo edhe nga ajo e Serbisë. Keqpërdorimet janë milionëshe. Vetëm në një rast, janë dhënë 346 mijë euro për të përmirësuar cilësinë e ujit në lumin Ibër”, Radoica Radomiroviq – Zv.ministër për Kthim dhe Komunitete.
Një pjesë e komunës së Zubin Potokut, vazhdon të funksionoj në zyrat për komunitete në Çabër.
Aty ka zyrën edhe kryetari, Izmir Zeqiri, i cili në një përgjigje përmes telefonit për Dukagjinin, ka thënë se ne objektin qendror do të transferohet pasi të bëhen disa renovime.















