Zëvendësministri Ahmeti pret në takim ambasadorin e ri turk, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e ri turk, Sabri Tunc Angili. Në këtë takim është diskutuar për organizimin e konsultimeve të dyta politike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë

Zëvendësministri i MPJD-së Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i ri turk, Sabri Tunc Angili

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës, Sabri Tunc Angili.

Në këtë takim zëvendësministri Ahmeti e ka uruar ambasadorin Angili për detyrën e re dhe i ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të dyja vendeve.

“Gjithashtu, zëvendësministri Ahmeti shprehi ngushëllimet më të thella për viktimat e tërmeteve që kanë goditur Turqinë. Duke theksuar se Kosova i ka qëndruar pranë popullit turk në këto momente të vështira”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pamje nga takimi

Në takimin e zëvendësministrit Ahmeti dhe ambasadorit Angili është diskutuar për zhvillimin e mëtutjeshëm të raporteve të shkëlqyeshme bilaterale.

“U diskutua mbi organizimin e konsultimeve të dyta politike, thellimin e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Ambasadori Angili është shprehur falënderues për mikpritjen në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika