Zëvendësministri i MAPL-së: Kryetari i Zveçanit e administrata komunale po punojnë në objektin e komunës

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë (MAPL), Arbër Vokrri ka njoftuar se kryetari i Komunës së Zveçanit Ilir Peci dhe administrata komunale janë duke punuar në objektin e institucionit.

Sipas tij, nga puna në objekt komunal, kryetari Peci dhe administrata komunale po bëjnë që shërbimi për qytetarët të jetë më i lehtë dhe më i drejtpërdrejtë.

Vokrri gjithashtu ka theksuar obligimin e tyre për të përmbushur kërkesat dhe pritjet e qytetarëve për të siguruar shërbime dhe për të rritur mirëqenien në këtë komunë.

“Kryetari Ilir Peci dhe administrata komunale e Zveçanit janë duke punuar në godinën e institucionit. Shërbimi për qytetarët është më i lehtë dhe më i drejtpërdrejtë nga këtu. Mbetet obligim i yni i përbashkët që t’i përmbushim kërkesat dhe pritjet e qytetarëve për dhëne të shërbimeve dhe sigurim e rritje të mirëqenies”, Vokrri në Facebook.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika