Zëvendësministri i Mbrojtjes mohon se në incidentin e mbrëmshëm ka të përfshirë nga radhët e FSK-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, e ka konfirmuar se në incidentin e mbrëmshëm në "Bon Vivant" në Prishtinë, nuk ka të përfshirë nga radhët e FSK-së

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla

Në mbrëmjen e së premtes ka ndodhur një incident në kafiterinë “Bon Vivant” në Prishtinë, ku ka mbetur i vdekur një person dhe 17 të tjerë janë lënduar.

Në këtë ngjarje u raportua se i përfshirë në këtë incident ishte dhe një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës, por kjo është mohuar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, në një prononcim për Portalin Dukagjini.

“Mund të ju konfirmoj se i vrari në këtë ngjarje tragjike nuk është pjesëtar i FSK-së dhe nuk ka të përfshirë nga FSK-ja në këtë rast”, ka thënë Syla.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika