Në shënimin e Ditës së Forcës, mysafir në programin e mëngjesit ishte edhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, cili foli për tranzicionin e ushtrisë dhe planet për të ardhmen.

Ai thotë se kur sot shohim djemt e vajzat tona pjesë e ushtrisë, shohim një ëndërr të bërë realitet për të cilën është sakrifikuar shumë.

“Sot është një ditë e madhe, sot po jetësohet një andërr e kahmotshme. Është krenari kur shikojmë djemt e vajzat tona pjesë e ushtrisë.

Ushtrisë po i shtohen vazhdimisht djem e vajza të reja.

“Ushtria jonë po rritet çdo ditë. Duke marrë parasysh interesimin, ne këtë vit kemi rritur moshën që është si një nga kushtet për të qenë pjesë e ushtrisë nga 23 në 25 vjec për të gjithë qytetarëve. Të gjithë të rinjtë nën moshën 25 vjeçare tani mund të jenë pjesë e ushtrisë.

Aftësimi dhe shkollimi I ushtarakëve brenda dhe jashtë vendit si dhe investimi ne ushtri sipas Sylës ka rritur kapacitet e FSK-së në atë mënyrë që të jetë e gatshme edhe për të ofruar ndihmë për vendet mike në rast nevoje.

“Cdo ditë po pajisemi me mjetë më të mira, cdo ditë ushtari po e ka jetën më të mirë më komode dhe shkollime edhe jashtë vendit, duke e realizuar një ëndërr të kahmotshme. Po zhvillojmë vazhdimisht ushtrime të përbashkëta me vendet antare të NATOS. Sot Ushtria jonë ka ofruar ndihmë edhe për Ukrainën si në fushën e Deminimit dhe atë të kërkim shpëtimit.

Po ashtu, ka shumë plane për fuqizimin e FSK-së në të ardhmen, me qëllimin kryesor anëtarësimin në NATO.

“Ministria ka shumë plane për të ardhmen për fuqizimin e ushtrisë. Është bërë parapërgatitja për planin e vitit të ardhshëm. Ky vit po përmbyllet me aktivitet të shumta, sidomos me pajisjet me kompletimin e forcës, dhe sipas planit tranzitor deri në vitin 2028 Forca e Sigurise së Kosovës duhet të jetë një forcë e kompletuar, ku plotëson kapacitet e plota ushtarake. Kur të ndodh kjo FKS do të jetë një ushtri që I plotëson standardet e NATOS. Ne si staf politik e kemi obligim ti plotësojmë kërkesar dhe kushtet. Qeveria këtë vit ka ndarë 52% më shumë buxhet dhe ky është një inkurajim shumë I madh për neve. Ky prioritet që I është dhënë ushtrisë është një obligim për me punu ma shumë.”

Qeveria e Kosovës për herë të parë nga buxheti I saj ka ndarë mbi 100 milionë euro për ushtrinë.