Zëvendësministrja Çavdarbasha konfirmon dorëheqjen

Në një përgjigje për Dukagjinin, zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, ka deklaruar se dorëheqja e saj është dhënë gjatë të premtes, veprim për të cilin është njoftuar edhe kryeministri Kurti. Siç tregon ajo për Dukagjinin, një vendim i tillë erdhi si shkak i vazhdimit të karrierës së saj profesionale

Zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbasha, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga posti i saj.

Në një përgjigje për Dukagjinin, ajo ka thënë se një vendim i tillë erdhi si shkak i zhvillimit të karrierës së saj profesionale.

“Ju njoftoj që ditën e enjte, kam dhënë dorëheqje dhe për këtë e kam njoftuar kryeministrin Kurti. Dorëheqja është bërë për arsye të vazhdimit të karrierës sime profesionale”, ka deklaruar ajo për Dukagjinin.

Pak minuta pas përgjigjes për Dukagjinin, Çavdarbasha reagoi edhe me një postim publik. Ajo ka falënderuar secilin për bashkëpunimin gjatë këtyre dy viteve.

Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika