Zëvendësministrja Gashi takohet me homologun çek, diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve bilaterale

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në takim me homologun e saj çek, Jan Marian, ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Çekisë dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët

Pamje nga takimi

Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të vizitës së punës në Çeki, ka zhvilluar takime të veçanta me përfaqësues të institucioneve çeke.

Zëvendësministrja Gashi, në takim me homologun e saj, Jan Marian, ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Çekisë, si dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët. Gashi e ka falënderuar Republikën e Çekisë për mbështetjen e vazhdueshme në proceset e ndërlidhura me integrimin euroatlantik të Kosovës.

“Ndërkaq, në takimin me të dërguarin e posaçëm për çekët që jetojnë jashtë vendit, z. Jari Kratky, zëvendësministrja Gashi është njoftuar për politikat e institucionit lidhur me adresimin, menaxhimin e problemeve dhe sfidave që dalin nga bashkëpunimi me diasporën e tyre dhe zhvillimin e politikave efektive për angazhimin e diasporës. U theksua rëndësia e ndarjes së përvojave, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e diasporës dhe programeve edukative dhe kulturore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, zëvendësministrja Gashi ka zhvilluar një takim me drejtorin ekzekutiv nga Shoqata për Investime të Huaja, Ondrej Votruba, ku fokusi kryesor i diskutimeve ishin investimet që lidhen me infrastrukturën, energjinë dhe turizmin.

Votruba është njoftuar për mjedisin e favorshëm që Kosova ofron për investitorët e huaj dhe për potencialin ekonomik e zhvillimor që ka Kosova.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika