Zëvendësministrja ukrainase: Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak
Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, ka thënë se presidenti Rus, Vladimir Putin, është Slobodan Millosheviqi i ri, ish-presidenti serb. Përmes një videoje në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Japarova ka folur për sfidat, nëpër të cilat, janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën në Ukrainë, luftë kjo e nisur nga […]
Zëvendësministrja e Parë e Jashtme e Ukrainës, Emine Japarova, ka thënë se presidenti Rus, Vladimir Putin, është Slobodan Millosheviqi i ri, ish-presidenti serb.
Përmes një videoje në Formunin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Japarova ka folur për sfidat, nëpër të cilat, janë duke kaluar gratë ukrainase në luftën në Ukrainë, luftë kjo e nisur nga Rusia.
“30 mijë ushtare kanë luftuar krah për krah me burrat në Ukrainë, ato nuk kanë treguar asnjë shenjë lodhjeje. Ato po sakrifikojnë jetën e tyre për një Ukrainë të lirë e të pavarur. Njëkohësisht, Rusia i mban rob me qindra gra, madje edhe ato shtatzëna. Gratë kindapohen e burgosen… Jetët e vajzave dhe grave në Ukrainë janë në rrezik, sidomos i atyre nën okupim”, ka thënë Japarova, gjersa ka theksuar se gratë ukrainase kanë qenë edhe viktima të dhunës seksuale përgjatë pushtimit rus. Ajo i ka cilësuar gratë ukrainase sikurse “të forta dhe të pathyeshme”.
Në një moment të videos, ajo ka krahasuar Putinin me ish-presidentin Serb, Millosheviq.
“Sot Putini është Millosheviqi i ri, të dy i kanë duart e njollosura me gjak”, ka shtuar ajo.
Njëherit, Japarova ka falënderuar mbështjetjen e të gjithëve për gratë e Ukrainës, gjersa ka theksuar se është e sigurt që medaljet presidenciale që i janë ndarë të gjitha grave të Ukrainës nga ana e presidents Osmani, do të shërbejë si një inkurajim për gratë e Ukrainës dhe për arritjet e tyre të mëtejshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë çmimin presidencial për trimërinë dhe kontributin grave të Ukrainës.
Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, të shtunën dhe të dielën, në Prishtinë, zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që është organizimi i parë i këtij lloji.
Pritet që Forumi në fjalë të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, që në fokus ka trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me gratë, paqen dhe sigurinë.















