Zëvendësndihmës sekretari Colomina: NATO e mbështet planin franko-gjerman

Zëvendësndihmës sekretari i NATO-s, Javier Colomina, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dypalësh.

Me anë të një postimi në Twitter, Colomina ka thënë se NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE për të ecur përpara.

Ai theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë stabilitet.

“Takime të mira në Serbi me Presidentin Vuçiq, me Daçiq dhe Bandiq. U diskutua për bashkëpunimin dypalësh dhe situatën rajonale. NATO mbështet dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe planin e propozuar nga BE për të ecur përpara. NATO do të vazhdojë të sigurojë stabilitet dhe të përmbushë mandatin e tij”, shkroi ai.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika