U mblodhën në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut për tu betuar në detyrën e re. Behet fjalë për asamblistët e ri të kësaj komune të cilët zëvendësuan ata të Listës Serbe që dhanë dorëheqje javë më parë.

Procesi u bë pa praninë e mediave por pa informacione se çka ndodhi aty nuk i lanë gazetarët.

Kryesues i Kuvendit i kësaj komune është zgjedhur Nexhat Ugljanin nga partia boshnjake VAKAT, i cili foli për planet e tij.

“Komuna sipas statutit është dashtë të punoj me 16 drejtori e kjo ka funksionuar me shtatë drejtori. Kjo komunë ka funksionuar edhe pa zyrën për komunitete e që është e obligueshme të këtë edhe nënkryetar na po këqyrim qeto drejtoritë me funksionalizuar”, ka deklaruar Nexhat Ugljanin – Kryesues i Kuvendit.

Ndërsa, ai që e kishte thirrur mbledhjen, zëvendës kryesuesi i Kuvendit, Skender Sadiku tha se gjithçka në këtë mbledhje ishte ligjore.

“Në mbledhjen e sotme në bazë të një vendimi që ka bërë KQZ-ja, të njëjtit kanë certifikuar kandidatët që kemi qenë në listë dhe sot e kanë bërë betimin asamblistët të cilët kanë qenë në radhë. Sot e kemi zgjedh kryesuesin dhe jem krenar edhe me këtë asamble”,, ka thënë Skender Sadiku – Zëvendëskryesues.

Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës Veriore u betuan 12 asamblistë shqiptarë, dy boshnjak dhe një serb. Ky proces u monitorua nga jashtë edhe nga Policia e Kosovës.