Zëvendëspresidentja e SHBA-ve, Harris: Irani është një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme

Kamala Harris gjatë një vizite në Qendrën Josephine Butler Park në Uashington, SHBA, 1 tetor 2024. REUTERS / Evelyn Hockstein

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA), Kamala Harris tha se mbështet plotësisht urdhrin e Presidentit Biden për të rrëzuar raketat e Iranit.

Unë gjithmonë do të siguroj që Izraeli të ketë aftësinë për të mbrojtur veten kundër Iranit, tha ajo, duke shtuar se SHBA-të nuk do të hezitojë kurrë të ndërmarrin çfarëdo veprimi të nevojshëm për të mbrojtur interesat tona kundër Iranit.

Biden: SHBA është “plotësisht, plotësisht, plotësisht mbështetëse” e Izraelit

Presidenti amerikan, Joe Biden tha se SHBA është “përkrahëse e plotë” e Izraelit pas sulmeve me raketa balistike të Iranit, duke e përshkruar sulmin e Teheranit si “të mposhtur dhe joefektiv”.

Presidenti amerikan tutje u shpreh se tani do të diskutojë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu se si t’i përgjigjet Iranit, por se mbetet për t’u parë se çfarë forme do të marrë kjo përgjigje.

“Sulmi duket se ka qenë i mposhtur dhe i paefektshëm, dhe kjo është një dëshmi e aftësisë ushtarake izraelite dhe ushtrisë amerikane. Mos bëni gabim, Shtetet e Bashkuara e mbështesin plotësisht, plotësisht dhe plotësisht Izraelin”, u tha Biden gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë raporton WashingtonPost.

I pyetur nga gazetarët se cila do të ishte përgjigja ndaj Iranit, Biden u përgjigj:

“Tani kjo është në diskutim aktiv. Kjo mbetet për t’u parë”, tha Biden.

Irani sulmon me raketa Izraelin

Shija e redaktorit

Imer Mushkolaj kolumnist i rregullt në Dukagjini.com

Analisti Imer Mushkolaj do të jetë kolumnist i rregullt në portalin Dukagjini. Ai përmes kolumneve do të paraqes pikëpamjet dhe analizat e tij mbi politikën...

Emisari i ri i SHBA-së viziton Kosovën

Emisari i ri amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, këtë të enjte ka nisur vizitën e tij në Kosovë, e cila u konfirmua nga...

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Të fundit nga rubrika