Zëvëndëssekretari i NATO-së: KFOR-i gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata

Zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se KFOR-i  është në gjendje gatishmërie dhe i njëjti, do të ndërhyjë në rast të përshkallëzimit të situatës





Zëvendëssekretari gjeneral i NATO-s, Mircea Geoana ka bërë të ditur se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, aty ku serbët vendosën  që të bojkotojnë institucionet e vendit.

Përmes një reagimi në Twitter, Geoana u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë që këto të fundit të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin e situatës dhe jo vetëm.

Krahas kësaj, ai ka bërë të ditur se KFOR-i  është në gjendje gatishmërie dhe i njëjti, do të ndërhyjë në rast të përshkallëzimit të situatës.

“Bisedova me Përfaqësuesin Special, Mirsolav Lajçak për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen dhe të parandalojnë eskalimin. NATO- KFOR qëndron vigjilent dhe është gati të ndërhyjë nëse rrezikohet situata”, ka thënë ai.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në takimin me përfaqësuesit serbë të institucioneve të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Përveç zyrtarëve policorë, punonjësve të gjykatave dhe institucioneve të tjera, dorëheqje kanë dhënë edhe kryetarët e komunave veriore dhe Goran Rakiq, nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Ky vendim është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Serbët vendosin t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës (VIDEO)





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika