Zgjdhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut – Mbi 1.8 milion votues në Listën Zgjedhore

Gjithsej 1 milion e 814 mijë e 317 votues janë në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme në 3480 vendvotime

Ilustrim

Gjithsej 1 milion e 814 mijë e 317 votues janë në listën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale të ditës së sotme në 3480 vendvotime.

Qytetarët që duan të votojnë duhet të paraqiten në vendin e votimit me dokument të vlefshëm identifikimi ose dokument identifikimi të skaduar nga 24 korriku i vitit 2023 dhe më vonë. Përveç identifikimit me dokument personal, qytetarët duhet të kalojnë edhe filtrin e identifikimit të dyfishtë, me aparatet biometrike për shenjat e gishtave.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve rikujtoi një ditë më parë se fletëvotim i vlefshëm do të jetë vetëm ai në të cilin është rrethuar numri rendor i kandidatit, për të cilin zgjedhësi është përcaktuar dhe fletëvotimi të paloset përpara se të hidhet në kuti. Votimi duhet të jetë i fshehur.

Sot votohet për president në Maqedoni të Veriut

Në garë janë shtatë kandidatë. Dy kandidatët me më shumë vota në rrethin e parë do të kalojnë në votimin e rrethit të dytë. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj.

Që të zgjidhet presidenti, në votime duhet të dalin të paktën 40% e personave të regjistruar në listën zgjedhore.

Ndërkohë, një ditë më parë votoi diaspora, të sëmurët, të pafuqishmit dhe të burgosurit. Votat e tyre do të bashkohet me votat e tjera varësisht vendvotimit dhe do të numërohen pas mbylljes së vendvotimeve sot.

Zgjedhjet e dyfishta i kushtojnë vendit 17 milionë euro. /Alsat.mk

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika