Zgjedhen katër gjyqtarë në Gjykatën Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) të martën ka zgjedhur katër gjyqtarë për dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale

Këshilli Gjyqësor i Kosovës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), të martën ka zgjedhur katër gjyqtarë për dhomën e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale.

Gjyqtarët e zgjedhur nga Këshilli për të shërbyer në dhomën e shkallës së dytë janë gjyqtarët Krenar Berisha, Faton Bajrami, Franciska Zhitia-Ymeri dhe gjyqatrja Saranda Bogaj. Mandati i tyre do të fillojë nga 1 qershori 2022.

Nga Paneli për Shqyrtimin e Aplikacioneve ishin rekomanduar edhe gjyqtarët Agron Hoxhaj, Alajdin Tershnjaku, Atdhe Berisha, Bajram Miftari, Bujar Doberdolani, Lirije Maksutaj, Luljeta Maxhuni, Ramush Bardiqi dhe Shaban Shala.

Katër gjyqtarët e zgjedhur në Gjykatën Komerciale

KGJK ka zgjedhur edhe gjyqtaren Milena Deric si nënkryetare e Gjykatës së Apelit, nga komuniteti serb. Këshilli Gjyqësor i Kosovës në takimin e 279-të, kishte shpallur konkurs për 14 pozita për gjyqtarë të Gjykatë Komerciale. Nëntë prej tyre do të jenë pozita për dhomën e shkallës së parë, ndërsa pesë të tjera për dhomën e shkallës së dytë të kësaj gjykate.

Ndryshe, në këtë takim është autorizuar Drejtorit i Përgjithshëm të SKGJK-së për inicimin e procedurave të rekrutimit sipas fazës II të punësimit.

Gjykata Komerciale në mungesë të gjykatësve

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika