Zgjidhen pesë anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues të UP-së

Senati i Universitetit të Prtishtinës "Hasan Prishtina" ka zgjedhur pesë anëtarë të rinj të Këshillit Drejtues të UP-së. Anëtarët e zgjedhur janë: Selim Bezeraj, Arian Krasniqi, Azem Hajdari, Rifat Krasniqi dhe Naser Kabashi

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"

Të premten e 24 qershorit Senati i Universitetit të Prishtinës ka zgjedhur pesë anëtarë të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Selim Bezeraj, Rifat Krasniqi, Azem Hajdari, Arjan Krasniqi dhe Naser Kabashi u zgjodhën anëtarë të Këshillit Drejtues, të cilët së bashku me katër anëtarë që do t’i emërojë ministrja e Arsimit kanë mandat që ta zgjedhin rektorin e ri.

Mundësia për zgjedhjen e anëtarëve është krijuar vetëm pas ndërhyrjes së policisë për t’i larguar senatorët që janë në përfundim të mandatit, të cilët kanë bllokuar shkallët me qëllim që të mos mbahet takimi, ngase sipas tyre, mundësia që studentët senatorë të rinj të votojnë përbën shkelje.

Këta të fundit, e komentuan veprimin e paraardhësve si sjellje pas humbjes, derisa votimi i strukturave te reja nga studentët e rinj, sipas tyre, është praktikë e UP-së.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika