“Zgjedhja e deponuesit për rezervat e naftës pa prokurim, kontrata 5 vjet”

Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës – i hartuar nga ky pushtet, por që mbetet për shqyrtim nga legjislatura e re – parasheh lidhjen e kontratës pesë vjeçare me deponues të cilin Ministria e Industrisë, Ndëmarrësisë dhe Tregtisë parashihet ta zgjedhë duke përjashtuar procedurat e prokurimit publik. Sasia e rezervave sipas përllogaritjeve pritet të jetë më shumë se 200 milionë litra

Kontratë pesë vjeçare ndërmjet ministrisë përgjegjëse për tregun e naftës me deponues, duke përjashtuar procedurat e prokurimit publik, parasheh Projektligji për Rezervat e Detyrueshme të Naftës.

Ky deponues i zgjedhur nga ministria në emër të Qeverisë – dhe i cili duhet të jetë i pajisur me leje – sipas projektligjit do të jetë përgjegjës për ruajtjen e rezervave.

Drafti, të cilin pushteti aktual e dërgoi në Kuvend në fund të vitit të kaluar me synimin për ta bërë ligj, parasheh krijimin e rezervave të naftës të cilat do të jenë të ndara nga ato që i parasheh ligji për rezervat shtetërore të mallrave, rezervat e huaja dhe ato të operatorëve ekonomikë.

Dokumenti saktëson që sasia e detyrueshme e rezervave duhet të mbulojë së paku 90 ditë të mesatares së importit ditor ose 61 ditë të mesatares së konsumit të brendshëm ditor – cilado që të jetë më madhe.

Megjithatë një analizë e Institutit për Politika Zhvillimore INDEP rekomandon që të përdoret vetëm një mesatare.

“Projektligji duhet të përcaktojë qartë se baza për përllogaritjen e rezervave të detyrueshme duhet të jetë 90 ditë e importeve neto mesatare ditore, siç kërkohet nga Direktiva 2009/119/EC, duke shmangur opsionin e dyfishtë me 61 ditë të konsumit të brendshëm. Të përfshihen mekanizma të rregullt inspektimi dhe të garantohet që rezervat e detyrueshme të jenë gjithmonë të qasshme dhe të menaxhueshme në çdo kohë”.Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP.

Nëse merret për referencë viti 2024, kur u importuan 808 milionë litra naftë dhe 92 milionë litra benzinë – i bie që rezervat e detyrueshme të naftës të jenë rreth 200 milionë litra dhe ato të benzinës rreth 22 milionë litra.

Krahas dizelit e benzinës, projektligji saktëson se rezervat e detyrueshme përbëhen edhe nga karburanti për aviacion dhe vajra si lëndë djegëse.

Drafti parasheh që përveç për krijimin rezervave, buxheti i shtetit të jetë burim edhe për deponimin, mirëmbajtjen, sigurimin dhe verifikimin e cilësisë – ndërsa mbikëqyrëse të jetë ministria përgjegjëse për tregun e naftës, në këtë rast MINT.

Por, me arsyetimin që nafta është burim energjie, në analizë INDEP rekomandon që Zyra e Rregullatorit për Energji të marrë rolin e institucionit mbikëqyrës dhe rregullator.

“Roli i ZRRE-së duhet të përfshihet si një mekanizëm shtesë për të garantuar stabilitetin dhe konkurrencën në tregun e karburanteve”. Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP.

Për nxjerrjen në treg të rezervave, sipas projektligjit, ministria duhet të hartojë një plan të reagimit, që do të përcaktonte masat e emergjencës në rastet e çrregullimit të furnizimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika