Zgjedhja e presidentit po bllokohet, thotë Nagavci 

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizja Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit po bllokohet nga disa deputetë të Kuvendit, duke aluduar tek opozita.

Duke folur për zhvillimet politike, Nagavci theksoi se vendi po përballet me mungesë të vendimmarrjes së qartë dhe me shmangie të përgjegjësive politike në momente të rëndësishme për shtetin.

“Një nga temat që e përshkon mendimin e tij është pikërisht kjo: mungesa e guximit për të thënë të vërtetën kur ajo është e vështirë. Për të, problemi nuk ishte se e vërteta nuk dihej. Problemi ishte se shpesh ajo nuk thuhej. Dhe kur nuk thuhet, ajo zëvendësohet me justifikime. Kjo është arsyeja pse Rexhep Qosja do të mbetet përjetësisht aktual. Sepse ai nuk e kritikoi vetëm kohën e vet. Ai kritikoi një mënyrë të të bërit politikë që, për fat të keq, vazhdon të shfaqet edhe sot. Pra, shmangia e vendimit, relativizimi i përgjegjësisë, zëvendësimi i qëndrimit me kalkulim… Presidenti duhet të dal nga një proces i rregullt. Shteti nuk pret ai kërkon vendime, e dim të gjithë se çfarë do të kishte thënë Qosja sot këtu nëse do të ishte në sall”, ka thënë Nagavci.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika