​Zgjedhja e Talat Xhaferit në krye të Qeverisë së Maqedonisë vlerësohet si hap pozitiv për tërë rajonin

Ky është një lajm jashtëzakonisht shumë i mirë dhe pozitiv, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por për tërë rajonin, thotë analisti politik Dritëro Arifi

Analisti politikë Dritëro Arifi ka deklaruar se faktorizimi i shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, deri në arritjen e madhe të ditës së sotme, ku për herë të parë u zgjodh një kryeministër shqiptar, dhanë kontribut të madh shoqëria shqiptare në këtë vend dhe sakrifica e lufta e UÇK-së, sepse historia kështu fillon.

Arifi tha për KosovaPress, se lufta e UÇK-së i ka dhënë një faktorizim të shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.

“Ky është një lajm jashtëzakonisht shumë i mirë dhe pozitiv, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoni por për tërë rajonin. Mirëpo kjo e ka një histori shumë të dhimbshme, një sakrificë të madhe të popullit shqiptar dhe në veçanti të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, mos të harrojmë për këtë arritje kaq të madhe duhet të falënderojmë kontributin e madh të shoqërisë shqiptare në Maqedoni, sakrificën, dhunën, luftën e UÇK-së, sepse historia kështu fillon, ajo në një farë mënyre ia dha një faktorizim shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe nuk duhet të harrojmë politikën paqësore të shqiptarëve që kanë udhëhequr me vite dhe në fund nuk duhet ta harrojmë mikun tonë, SHBA-të, të cilat i faktorizuan shqiptarët e Ballkanit Perëndimor,” thotë Arifi.

Ai shtoi se që nga Marrëveshja e Ohrit, Prespës, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe tash rrugëtimi i saj në BE, faktor kryesor janë shqiptarët.

“Kjo e thënë edhe botë-kuptimin e jo shqiptarëve, në këtë rast maqedonasve, që edhe një shqiptar mundet me udhëheq Maqedoninë. Faktori shqiptarë është ai i cili në njëfarë mënyre që nga marrëveshja e Ohrit, e Prespës, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, tash rrugëtimi i saj në BE, faktori kryesorë po janë prapë shqiptarët. Por duhet kuptuar që politika paqësore e ndihmon kombin shqiptar, jo e kundërta, të paktën po flasim për ambientin që për momentin gjendemi,” shton ai.

Arifi u shpreh se qëllimi nuk është tek sfidat, por duhet parë si një element shtet-formues i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore.

“Do të ketë sfida gjithmonë, pavarësisht se është teknike ose jo, qeveritë gjithmonë ka sfida, sepse ka shumë pakënaqësi në anën tjetër, por qëllimi nuk është tek sfidat, sepse kjo nga këndvështrimi im, është parë si një hap i parë për të cilën shqiptarët nesër mund ta kenë një pozitë kaq të lartë. Duhet parë si një element shtet formues i shqiptarëve në Maqedoninë Veriore,” shprehet Arifi.

Kjo qeverisje do të funksionojë deri në zgjedhjen e qeverisë së re në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj./KP

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika