Zgjedhjet brenda LDK-së, vetëm dy kandidatë për mandat të plotë të kryetarit

Të dielën, delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë për kryetarin e ri të kësaj partie. Pos kryetarit aktual Lumir Abdixhiku që ka kandiduar përsëri, kësaj gare i ka hyrë edhe Faton Bislimi

Partisë më të vjetër në Kosovë po i vijnë ditët që të vendosë se kush do të udhëheq me të për katër vitet e ardhshme.

Të dielën e 19 nëntorit, 355 delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të votojnë për kryetarin e kësaj partie.

Pos kandidaturës së kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku, kësaj gare i është bashkuar edhe Faton Bislimi.

Ky i fundit thotë se janë të panumërt njerëzit e partisë që ndjehen të papërfaqësuar nga LDK-ja aktuale, që sipas tij, është anatemuar ideologjikisht dhe praktikisht.

E, sipas Bislimit, sa më shumë që ka kandidatë për udhëheqës, aq më shumë i bëhet nder Lidhjes Demokratike.

“Nëse ne shkojmë vetëm me një kandidat ose ne e mbyllim partinë për kandidatë tjerë atëherë cila është esenca e zgjedhjeve, nuk kemi më zgjedhje, kemi emërim e LDK-së nuk i bën nder asnjë emërim i liderit por i bën nder vetëm fitorja e një kandidati, cili do qoftë ai”, ka deklaruar ai.

Lumir Abdixhiku, pozitën e kryetarit e ushtroi për dy vjet, për shkak të dorëheqjes së Isa Mustafës dhe zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Andaj, sipas anëtarit të kryesisë së kësaj partie, Besian Mustafa duhet t’i jepet edhe një mundësi Abdixhikut.

“Mendoj që zoti Abdixhiku do të duhej të vazhdonte edhe për një mandat të plotë katër vjeçar, duke i shtuar këtij gjysmë mandati një total prej gjatë viteve. Mendoj që është hapsitë e mjaftueshme kohore që të shpalosë vizionin e tij të plotë”, ka deklaruar Mustafa.

Pos votimit për kryetar të LDK-së, të dielën do të zgjedhet edhe kryesia e partisë dhe do të shpaloset programi 4-vjeçar “Rruga e re”.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika