Zgjedhjet e 12 tetorit, PDK me më së shumti asamblistë – VV renditet e treta

Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se me rreth 97% të vendvotimeve të proceduara, përbërja e kuvendeve komunale dhe ndarja e mandateve sipas subjekteve politike, tashmë është pothuajse përfundimtare.

Sipas rezultateve të deritanishme, PDK kryeson me 208 asamblistë, e ndjekur nga LDK me 199, LVV me 188, dhe AAK me 98.

Cakolli ka thënë se në disa komuna ku ende nuk janë proceduar të gjitha votat, mund të ketë ndryshime minimale.

Në anën tjetër, votat me kusht dhe ato me postë, ndonëse zakonisht kanë ndikim simbolik në rezultatet e subjekteve politike, mund të bëjnë dallimin tek kandidatët individualë për asamble komunale brenda listave, që potencialisht fitojnë mandatin, përfundon Cakolli./KP

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika