Zgjedhjet e 23 prillit, sot mbyllet afati për partitë që ta njoftojnë KQZ-në për mospjesëmarrje

ilustrimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 23 prillit për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, si dhe të zgjedhjeve të parakohshme për dy kuvendet komunale në Zveçan dhe Leposaviq.

Subjektet politike të cilat nuk duan që të marrin pjesë në këtë proces zgjedhor, kanë kohë vetëm edhe sot që ta dorëzojnë njoftimin për mospjesëmarrje.

“Afati i vendosur nga KQZ-ja për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje është deri më 13 mars”, i ka thënë Telegrafit, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri të premten ky institucion ka pranuar deklarimet për mospjesëmarrje në zgjedhje nga 8 parti politike Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia, Partia Demokratike e Unitetit.

Kujtojmë se edhe Lista Serbe njoftoi përmes një postimi në Facebook, se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Por, ky subjekt deri më tani nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për këtë vendim.

Ndryshe, afati për të aplikuar për certifikim për zgjedhjet në komunat veriore është i hapur deri më 22 mars. /Telegrafi/

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika