Zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri vështirë të mbahen siç janë paraparë, flet eksperti i sigurisë Drizan Shala

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka folur për Portalin Dukagjini lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri që pritet të mbahen më 18 dhjetor të këtij viti, që sipas tij vështirë se ky proces i zgjedhjeve do të shkojë mirë, pasi ka mungesa të shumta që e pengojnë procesin e zgjedhjeve. Gjersa, sipas Shalës në këtë proces ndikojnë edhe dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtaëve policor të cilat kanë ndodhur ditë më parë

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala





Eksperti i sigurisë Drizan Shala, ka folur për Portalin Dukagjini lidhur me zgjedhjet që pritet të mbahen më 18 dhjetor të vitit 2022 në komunat veriore të vendit, që sipas tij zgjedhjet në veri vështirë që do të mund të mbahen siç janë paraparë, pasi ka mungesa të shumta të cilat mund të jenë pengesë e procesit të votimit.

Teksa, ka theksuar se ka 81 qendra të vendvotimit të cilat janë të ndara kësisoj, 25 qendra ka Mitrovica e Veriut, 13 qendra ka Zveçani, 16 në Zubit Potok dhe 27 qendra në Leposaviq.

Sipas Shalës, dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve policor janë faktor ndikues në procesin e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 18 dhjetor në veri të vendit.

“Faktet teknike që e determinojnë procesin janë si në vijim: Kemi dorëheqje /dorëzim të detyrës nga zyrtarët Policor të këtyre komunave dhe që kanë vepruar në to, kemi mungesë të drejtorive komunale të këtyre komunave ( Arsimit ), kemi mungesë të përfaqësuesve nga komisioni komunal zgjedhor në këto komuna , kemi dorëheqje të Prokurorëve/Gjyqtarëve që kanë juridiksion në këto komuna, kemi shkëputje të komunikimit nga niveli qendror me atë lokal në gjitha instancat”, ka thënë Shala.

Gjersa, ka theksuar se është e rëndësishme nëse sigurohen materialet sensitive e më pas mbahen zgjedhjet.

“Pra mbajtja e zgjedhjeve lokale me 18 dhjetor në vetëvete ngërthen disa pyetje që interferojnë në procesin operativë që nga parapërgatitje /gjatë procesit / dhe kryesorja nëse do të mbahen pas procesit të sigurimit të materialeve sensitive”, u shpreh ai.

Se si mund të shkojë procesi i zgjedhje në veri, Shala ka thënë se mund të ketë disa skenarë, që sipas tij janë edhe pengesë e mbajtjes së zgjedhjeve në mënyrë të rregullt.

“Sepse nëse analizojmë para vetit kemi këto skenar të mundshëm :Nuk do të hapen shkollat ( qendrat e vendvotimeve ) për të mbajtur zgjedhjet ( do të detyrohet KQZ të gjej alternative për të mbajtur siç është kuvendet të këtyre komunave ), Qendrat e vendvotimeve do të hapen me pengesa teknike dhe monitorimi nga strukturat paralele do të jetë evident duke llogaritur pjesëmarrjen në votim nga komuniteti serb ndaj të cilëve do të pasojnë masa shantazhuese apo kërcënuese”, ka thënë Shala.

Ndër të tjera, sipas ekspertit të sigurisë Drizan Shala, ka mundësi që në momentin që ka rritje të pjesëmarrjes nga komuniteti serb atëherë mund të tentohet djegia e kutive brenda vendvotimeve, që sips tij kjo edhe do të vështirësoj veprimin e institucioneve të sigurisë.

“Qendrat e vendvotimeve do të hapen pa as një pengesë por që në momentin që ka rritje të pjesëmarrjes nga komuniteti serb jashtë koordinimit më strukturat paralele atëherë do të tentohet që të djegën kutit brenda vendvotimeve dhe kjo do të behet e sinkronizuar duke ja vështirësuar veprimin e institucioneve të sigurisë”, ka thënë Shala.

Tutje, sipas Shalës qendrat e vendvotimeve do të hapen, por qytetarët serb ka gjasë që votimet e tyre t’i bëjnë të pavlefshme.

“Qendrat e vendvotimeve do të hapen dhe do të marrin pjesë në mënyre të organizuar qytetaret serb dhe do ti bëjnë të pavlershme fletëvotimeve duke shkruar mbi to : Lista Serbe, Kosova dhe Metohia, Republika e Serbisë, President Aleksandar Vuçiq, Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Shala.

Megjithatë, sipas tij këto zgjedhje në veri do të jenë orientim për komunat e tjera që udhëheqën nga Lista Serbe.

“Vrehet një presion edhe të përfaqësuesit që kanë shprehur në fillim interesim për kandidim por që pas një “shantazhi apo kërcënimi” janë tërhjekur me motive personale. Keto zgjedhje do të japin kahjen se si do të veprojnë edhe komunat tjera që udhëheqën nga subjekti politik Lista Serbe: Shtërpca, Kllokot-Vërboci, Graçanica, Novobërda, Ranillugu, Parteshi”, u shpreh ai.

Ndërkaq, i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse dy apo tri herë radhë dështon mbajtja e zgjedhjeve, Shala u shpreh se  do të nxiten veprime për formim të Asociacionit të Komunave Serbe dhe do të hyjmë në një cikël interesant të veprimeve politike.

“Dhe nëse Gjykata nuk e definon këtë atëherë do të hymë në një cikël interesant të veprimeve politike duke nxitur veprimet për formimin e Asociacion të Komunave Serb ku deri atëherë do të kemi problem të garantojmë frymën institucionale të Kosovës në komunat përkatëse”, ka thënë Shala.

Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovës, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që pritet  të mbahen më 18 dhjetor.





Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika