“Zgjedhjet e lira në Serbi…duhet të mbrohen kolektivisht”, reagimi i Kurtit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i stabilitetit dhe progresit, por sipas tij, parim duhet të mbrohet kolektivisht. “I përsëris shqetësimet e ngritura nga presidenti i Partive Socialdemokrate (PES), Stefan Löfven, në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi”, ka shkruar Kurti. “Zgjedhjet e lira […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i stabilitetit dhe progresit, por sipas tij, parim duhet të mbrohet kolektivisht.
“I përsëris shqetësimet e ngritura nga presidenti i Partive Socialdemokrate (PES), Stefan Löfven, në lidhje me sundimin e ligjit në Serbi”, ka shkruar Kurti.
“Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si gurthemeli i stabilitetit dhe progresit, duhet të mbrohen kolektivisht”, ka shtuar ai.
Kryeministri i Kosovës ka përfunduar duke thënë se “këto shtylla të demokracisë janë vendimtare për aspiratat tona të përbashkëta si socialdemokratë”.
I echo the concerns raised by PES President Stefan Löfven regarding the rule of law in Serbia. Free & fair elections, as the cornerstone of stability & progress, must be collectively defended. These pillars of democracy are crucial for our shared aspirations as Social Democrats. pic.twitter.com/BqudprLHVL
— Albin Kurti (@albinkurti) January 12, 2024















