Zgjedhjet e përsëritura, Kosova humb miliona euro, bie besimi i qytetarëve ndaj institucioneve

Kosova do të mbajë zgjedhje parlamentare për herë të tretë brenda më pak se një viti e gjysmë, pas dështimit për zgjedhjen e presidentit. Kjo paqëndrueshmëri politike pritet t’i kushtojë vendit miliona euro, si nga humbja e fondeve ndërkombëtare, ashtu edhe nga organizimi i zgjedhjeve. Ekspertët paralajmërojnë rënie të bvesimit qytetar dhe vështirësi në zbatimin e reformave

Ilustrim

Në më pak se një vit e gjysmë, Kosova do të përballet për të tretën herë me zgjedhjet parlamentare.

Në muajt e parë të 2026-tës, ligjvënësit dështuan në zgjedhjen e presidentit, veprim që çoi në caktimin e zgjedhjeve të parakohshme, e që do të mbahen më 7 qershor.

Krejt kjo situatë politike po vlerësohet jostabile e me dëme për shtetin të sjellë edhe dëme për shtetin.

Përveç dëmit financiar, Qemajl Marmullakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se paqëndrueshmëria instiucionale reflekton edhe në raport me Bashkimin Evropian.

“Një numër i madh i hapave që është dashur të zbatohen nëvitin 2025 dhe deri në kurtalin e parë të vitit 2026, nuk do të mund të zbatohen dhe si rrjedhojë Kosova do të humb një shumë të madhe të mjeteve financiare nga shuma e përgjithshme e cila është mbi 800 milionë euro”, ka thënë Qemajl Marmullakaj, IKD.

Në anën tjetër, deputetët ndonëse pa funksion aktiv, marrin paga të rregullta, e këtë Burbuqe Kastrati nga Lëvizja FOL e cilëson barrë shtesë për financat publike.

“Kjo përbën një barrë shumë të madhe dhe kosto të madhe financiare për buxhetin e Republikës, pasi kemi pas zgjedhje të një pas njëshme, Kemi të bëjmë edhe me minimin e besimit të qytetarëe tek institucionet, fakti që shkojmë për shkak të mungesës së konsensusit tregon se kemi një lloj mosgatishmërie të akterëve politik”, ka thënë Burbuqe Kastrati, Lëvizja FOL.

Edhe vetë procesi zgjedhor, i përsëritur brenda një kohe të shkurtër, nuk kalon pa kosto.

“Janë dëme financiare shumë të mëdha, kemi parë gjatë zgjedhjeve të kaluara në 2025 përfshirë edhe ato lokale, kemi pasë diku 22 milionë euro para të shpenzuara nga bxuheti për organizimin e tyre, ndërkaq për zgjedhjet tani janë ndarë veçse afro diku 11 milionë euro”, ka thënë Blerina Istrefi, GLPS.

Paqëndrueshmëria institucionale sipas ekspertëve mund të zbehë interesimin e investitorëve të huaj, të cilët një ambient si Kosova e shohin si të pasigurt për kapitalin e tyre, çka e dëmton shtetin ekonomikisht.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika