Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim kryetarin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi.
Takimi po zhvillohet në ambientet e Presidencës, njofton Dukagjini.
Kujtojmë se ky takim vjen pasi mbrëmë deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri, kësisoj vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
