Zgjedhjet e reja për katër komunat veriore, të pashmangshme

Zgjedhjet e reja në katër komunat e veriut, po konsiderohen të pashmangshme. Por një prej kreytarëve, thotë se do të ishte e paarsyeshme të dorëhiqeshin, dhe të shikohen forma të tjera ligjore që do t’i hapnin rrugë zgjedhjeve

Që t’i lënë pozitat që i morrën pas zgjedhjeve të 23 prillit, po flitet vazhdimisht.

Por një prej kryetarëve të rinj në komunat veriore, Izmir Zeqiri i Zubin Potokut, të paktën një prej opsioneve nuk e qon në mendje.

Përderisa është duke e vazhduar punën rregullisht nga një objekt alternativ, Zeqiri, nuk e sheh të arsyeshme të jap dorëheqje.

Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut ka thënë se “Rrugët ligjore duhet të gjenden nuk ka dorëheqje njëherë nuk po mendojmë. Për dorëheqje duhet të gjendet rruga ligjore dorëheqjen nuk po e shoh të arsyeshme pa ndonjë arsye ligjore. Ne duhet me i gjet ligjërisht qysh është një rrugë ligjore që e ka përmendur edhe presidentja por është një kohë më e gjatë për tjetër nuk e di, duhet gjetur, në të kundërtën nuk kemi arsye për të dhënë dorëheqje”.

Por, zgjedhjet e reja, që është edhe një prej tri kërkesave të ndërkombëtarëve për de-eskalimin e situatës në veri, po shihen të pashmangshme.

Artan Muhaxhiri, analist ka thënë se “Zgjedhjejt e reja prej fillimit kanë qenë opsioni më realist sepse nuk ka logjikë që të qeveriset për një kohë të gjatë me një legjitimitet të cënuar dhe në atë mënyrë të rrethuar me polic kështu që është humbur një kohë por tani pritet edhe për shkak presioneve të mëdha ndërkombëtare të përshpejtohen hapat, ka disa mundësi institucionale mund të bëhet me peticione ose me dorëheqje por si do që të jetë zgjedhjet në veri janë të pashmangshme”.

Forma e peticionit, përveç presidnetes, është përmendur si një opsion edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa sipas Visar Xani, para se të mbahen zgjedhjet, vendi duhet të ketë një strategji.

Visar Xani, analist ka thënë se “Nuk duhet të jenë shabllon, vetëm të organizohen zgjedhjet pa e pasur një ide dhe një strategji si të realizohen ato zgjedhje, cka pas zgjedhjeve dhe mënyra se si duhet të bëhen këto zgjedhje prandaj për Kosovën është më rëndësi që të vazhdoj koordinimin me BE-në dhe ShBA-të, të mundësoj dhe të gjejë një rrugëdalje ligjore”.

Në ndërkohë, pos Leposaviqit, edhe tri komunat e tjera të udhëhequra nga kandidatë të partive kosovare, kanë vazhduar punën në funksionalizimin e drejtorive, në mënyrë që tu ofrohen shërbime qytetarëve të katër komunave në veri.

 

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika