Zgjedhjet holandeze, populisti antiislam Wilders drejt fitores
Një sondazh i “Ipsos” parasheh një ngjarje të papritur në skenën politike holandeze, ku Geert Wilders, udhëheqësi veteran populist antiislamik, po shkon drejt një fitoreje dramatike në zgjedhjet e përgjithshme. Pas 25 vjetësh në parlament, partia e tij, Liria, pritet të fitojë 35 vende, duke e vendosur atë shumë përpara rivalëve të tij. Nëse kjo […]
Një sondazh i “Ipsos” parasheh një ngjarje të papritur në skenën politike holandeze, ku Geert Wilders, udhëheqësi veteran populist antiislamik, po shkon drejt një fitoreje dramatike në zgjedhjet e përgjithshme.
Pas 25 vjetësh në parlament, partia e tij, Liria, pritet të fitojë 35 vende, duke e vendosur atë shumë përpara rivalëve të tij.
Nëse kjo konfirmohet, politika holandeze do të tronditet thellë, raporton BBC.
Megjithatë, një sfidë e re ngrihet për Wilders, pasi ai do të duhet të gjejë parti e cila do të bashkohet me të në Qeveri.
Me asnjë parti të vetme të mundur të fitojë vende të mjaftueshme për të qeverisur vetëm, tri partitë më të mëdha pas tij kanë bërë të qartë se nuk kanë dëshirë të bëjnë bashkëpunim me udhëheqësin populist.
“Duam të qeverisim, dhe me 35 mandate do ta bëjmë këtë”, ka deklaruar Wilders në fjalimin e fitores.
Megjithatë, sfidat politike nuk mungojnë, duke qenë se asnjë parti nuk ka arritur të sigurojë një shumicë absolute.
Aleanca e krahut të majtë nën Frans Timmermans duket se do të vijë e dyta me 26 vende, ndërsa liberalët e qendrës së djathtë nën udhëheqjen e re të Dilan Yesilgöz po shkojnë drejt vendit të tretë.
Partia e re qendrore nën deputetin denoncues, Pieter Omtzigt, ka surprizuar duke zënë vendin e katërt.
Nëse këto rezultate konfirmohen, pasojat do të jenë të ndjeshme në mbarë Evropën, duke marrë parasysh se Holanda është një nga anëtarët themelues të Bashkimit Evropian.
Wilders ka shprehur dëshirën për të mbajtur një referendum për të ndaluar xhamitë dhe për të larguar vendin nga BE-ja, i njohur si “Nexit”, por ka pranuar se nuk ka mbështetje të mjaftueshme kombëtare për ta realizuar këtë.
Ndërsa, ai zbuti tonin para zgjedhjeve, duke theksuar çështje të tjera si prioritetet e tij. Në fjalimin e fitores të mërkurën, ai shpalli se votuesi holandez ka zgjedhur “një agjendë shprese”.















