Dorëheqja e kryetarëve në komunat veriore mund të ketë ndikuar në qeverisje por jo në nivel ekstrem.

Të paktën në komunën e Mitrovicës Veriore të hënën qytetarët që kërkuar shërbime i morrën pa vonesë.

Megjithëse objekti ishte i zbrazët, të paktë ata në numër që punojnë janë nga komuniteti shqiptar.

Kryetari, asamblistët e të gjithë shërbyesit civilë nga komuniteti serb janë larguar nga puna.

Kurdo që caktohet data e zgjedhjeve organizimi i tyre po konsiderohet pothuajse i pamundur. Këtë mendim ka edhe Skender Sadiku, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore.

“Nuk janë kushtet për zgjedhje të shtyhen zgjedhjet…kush ti ruan votat”, ka deklaruar Skender Sadiku, Zëvendëskryesues i Kuvendit.

Edhe aktivist politik nga komuniteti serb janë i të njëjti mendim, ndër ta Aleksandar Arsenijeviq, lideri i iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”

“Nëse situata mbetet e njëjte nuk mund te organizohen as turnetë e futbollit. e lërë më zgjedhjet. Nëse qytetarët i bojkotojnë ato, dhe nëse nuk plotësohen këto dy kërkesa te cilat i janë dorëzua qeverise se Prishtinës, atëherë mendoj që është e pamundur me marr pjese ne veçse zgjedhjet e dështuara. Është vetëm shpenzim i parave. Mitrovica ka 6000 mije vota të shqiptarëve, e nëse serbet i bojkotojnë zgjedhjet, pse të hyjnë në diçka që veçse është e humbur. Është skenar i pamundshëm”, ka thënë Aleksandar Arsenijeviq, Iniciativës qytetare “Mbijetesa serbe”.

Edhe nëse arrihet që si proces të përfundojë organizimi i zgjedhjeve, aktivist serb nga shoqëria civile thonë se nuk do të kishte rezultate.

“Zgjedhjet lokale nuk do të kenë legjitimetet pasi nuk do të pranohen nga serbët lokalë. Ata ndoshta do të rezistonin ndaj çdo vendimi që do të mund të merrej nga të përzgjedhurit nga këto zgjedhje. Unë konsideroj se duhet të ketë diçka si transitore. Ndoshta të organizohet një lloj qeverisje lokale transitore në komunat veriore . Kjo sigurisht do të mund të bëhej me dakordimin e Prishtinës serbëve lokalë dhe komunitetit ndërkombëtar këtu”, ka theksuar Ognjen Gogiq, Aktivist OJQ.

Gogiq vlerëson se duhet të ndërmerren hapa të vegjël në drejtim të zgjidhjesh pasi situata është mjaft e rrezikshme. Këtu pasur parasysh datën 21, nga kur pritet të nisë edhe gjobitja e drejtuesve të automjeteve me targa ilegale.