Sot në Prishtinë do të mbahet një tubim mbështetës për zgjedhjet në Luginën e Preshevës.

Siç raporton EO, aty do të marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili shkon aty për të përkrahur kandidatët për kryetar të Preshevës dhe Bujanocit, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.

Ky event organizohet për qytetarët e Luginës, që jetojnë në Kosovë.

Tubimi nis nga ora 18:00 në Amfiteatrin e Fakultetit Juridik.