Zgjedhjet në Serbi, situata e sigurisë në veri të Kosovës – Intervistë me Drizan Shalën

Portali Dukagjini ka intervistuar njohësin e sigurisë Drizan Shalën, i cili ka diskutuar situatën e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit. Shala shprehet se Serbia mund të ndikojë në situatën e përgjithshme në rajon, duke përdorur strategji të ngjashme me ato të Rusisë në lidhje me Ukrainën

Drizan Shala, njohes i sigurisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare më 17 dhjetor.

Pra, nesër të dielën e 17 dhjetorit do të mbahet votimi për mbledhjen e re të Kuvendit të Serbisë.

Ndërsa, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve (KRZ) në Serbi ka njoftuar se nuk ka kushte të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kishte thënë se zgjedhjet parlamentare të 17 dhjetorit nuk do të mbahen në zonat serbe në Kosovë, sepse, siç u shpreh ai, “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron t’i lejojë serbët të kenë të drejta elementare”.

Më 19 nëntor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një letër dërguar shefit të misionit në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Michael Davenport, kishte thënë se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë një marrëveshje të posaçme, në mënyrë që pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë, që kanë shtetësi të dyfishtë, të mund të votojnë në territorin e Kosovës për zgjedhjet parlamentare serbe.

Por, edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte thënë nuk do të lejohet mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në territorin e Kosovës për komunitetin serb të Kosovës në mungesë të një kërkese zyrtare nga autoritetet serbe për këtë çështje.

Mirëpo, Portali Dukagjini ka bërë një intervistë me njohësin e sigurisë Drizan Shalën, ku është diskutuar situata e sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veri të vendit.

Shala ka bërë disa vlerësime dhe parashikime lidhur edhe me zhvillimet e mundshme në lidhje me zgjedhjet në Serbi dhe impaktin e tyre në rajonin e Ballkanit.

Më poshtë mund të gjeni intervistën e plotë:

Portali Dukagjini: Si është situata e sigurisë në Kosovë veçanërisht në Veri të vendit?

Drizan Shala: Siguria rajonale dhe zhvillimet që janë duke ndodhur nga ana e Serbisë në drejtim të vendeve që kanë aspiratat euro-atlantike mund të thuhet që Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, por edhe BiH do të jenë target nga ana e Serbisë për të nxitur nje situatë të ngjashme sikur që ka krijuar Rusia në drejtim të Ukraines në lidhje me një të ashtuquajtur “operacion special” për deznasifikim në rastin që po potencojmë ndërsa në pjesë të Ballkanit do të jetë situatë e ashtuquajtur narativës serbe për të mbrojtur popullaten serbe në këto shtete nga presioni që behet nga këto qeveri (luftë hibride).

Kosova ka ndërmarrë gjitha veprimet adekuate nga data 24 shtator ku grupi i armatosur serb më mbështetje faktike shtetërore kanë ndërmarrë veprime në cenim të integritetit territorial të Kosovës nga formacionet e akterëve shtetëror por edhe jo shtetëror të Beogradit zyrtar.

Institucionet e sigurisë në vend kanë të mbuluar çdo lëvizje të mundshme të çfarë do veprimi që mund të paraqiten nga strukturat shtetërore të Serbisë në drejtim të Kosovës, NATO do të duhej të ngriste nivelin e saj në fazën preventive për të parandaluar çdo mundësi të këtyre aktorëve shtetëror apo jo-shtetëror të Serbisë në drejtim të Kosovës apo vendeve të tjera të Ballkanit Përendimor.

Portali Dukagjini: A do të duhej të trajtohen me seriozitet fjalimet e liderëve të Kosovës, si ai i presidentës Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, kur këta të fundit po paralajmërojnë një konflikt të mundshëm me Serbinë?

Drizan Shala: Fjalimet (qëndrimet) e udhëheqësve tanë duhet të miren përbazë në formatin e saj që janë mirë të informuar nga institucionet e sigurisë së Republikës së Kosovës për gjendjen e sigurisë në çdo centimeter të saj përfshirë edhe veriun por edhe pjesët tjera.

Serbia në bazë të qendrimeve të saja në raport më dialogun dhe gjëra të tjera që e atakojnë Republikën e vendit, tani me ky është një sekret publik që do të tentoj pas zgjedhjeve në Serbi të ndërmarrë prapë ndonjë veprim në format e ndryshme të cilat ndoshta nuk janë parë deri më tani për të krijuar një momentum të ri nga dështimi i 24 shtatorit 2023 në terren dhe arsyetuar pastaj “operacionin special” siç ka vepruar Rusia në Ukrainë kundër grupeve të armatosura që në fakt në raport më Kosovën janë institucionet e sigurise se vendit tonë.

Portali Dukagjini: A ka rrezik të eskalimit të situatës për shkak të zgjedhjeve në Veri të Kosovës më datën 17 dhjetor të vitit 2023?

Drizan Shala: Zgjedhjet në Serbi do të kalojnë pa ndonjë pompozitet të lartë, ku tani qëndrimi është i qartë që në Kosovë nuk do të mund të organizohen por që nga pala serbe mund të kemi prapë organizime të grupeve militare të formacioneve Wagner dhe grupeve kriminale të paraqiten në ndonje shfaqje duke bërë protesta afër pikave kufitare të Republikës së Kosovës.

Pas zgjedhjeve në Serbi dhe varësisht si do të jenë rezultatet atëherë mund të kemi tri projeksione:

  1. Vazhdim i politikës aktuale të Beogradit zyrtar duke kundërshtuar çdo gjë në terren;
  2. Ndryshimin optik duke tërhequr këtë strukturë aktuale politike serbe nga presioni ndërkombetar dhe lejimin e “opozitës” serbe më udhëheq veprimet politike publike e në anën tjetër të kemi organizim dhe veprim kundër Kosovës nga grupi kriminal i Aleksander Vuçiqit;
  3. Dështimin e formimit të qeverisë për një periudhë 6 mujore dhe të arsyetohen veprimet e grupeve militare e kriminale të Serbisë në drejtim të cenimit të integritetit territorial të Kosovës duke i amnistuar nga përgjithësia politike udheheqësit aktual politik.

Portali Dukagjini: Në ditë e fundit a është shtuar numri i forcave të Policisë së Kosovës në Veri të vendit?

Drizan Shala: Policia e Kosovës dhe mekanizmat tjerë të sigurisë së vendit, si gjithmonë nga zhvillimet në vendet e fqinjeve marrin veprime operacionale për të garantuar rendin dhe sigurinë në afërsi të atij vendi (brezit kufitar) që mbahen zgjedhjet që mund të paraqesin kërcnim eventual për sigurinë publik në vend.

Ky shtim i numrit nuk do të thotë që siguria është duke u rrezikuar por që keto janë masat preventive që institicionet e vendit i marrin edhe në kordinim më faktorin e sigurisë ndërkombëtare që janë të angazhuar më misionet e tyre në vend.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika