Zgjedhjet në SHBA: Garë e ngushtë për kontrollin e Kongresit amerikan

Qytetarët amerikanë votuan të martën e tetë nëntorit në zgjedhjet kyçe afatmesme, ku gara për senat po raportohet të jetë e ashpër

Ilustrim





Ndonëse gara për Senatin amerikan po cilësohet si e ashpër, pasi ajo mbetet ende e hapur në disa shtete kyçe, ende nuk dihet se kush do të ketë kontrollin e Kongresit amerikan.

Republikanët janë të favorizuar për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, bazuar në sondazhet amerikane.

Senati mbetet në balancë dhe gara është shumë e fortë, shkruan CBS.

Sipas rezultateve të deritanishme, gara për Senatin është 48:48, (50 është shumica) ndërsa republikanët janë përpara 198:173 (218 është shumica).

Dhoma e Përfaqësuesve deri më tani është në duart e demokratëve (222:213). Megjithatë zyrtarët kanë paralajmëruar se numërimi i votave mund të zgjasë përtej ditës së zgjedhjeve.

Sondazhet kanë treguar para zgjedhjeve se ka pasur një rënie të vlerësimit për punën e presidentit amerikan Joe Biden dhe votuesit kanë qenë të zemëruar për shkak të nivelit të inflacionit.

Në Senat, një rol kyç ka nënpresidentja amerikane Kamala Harris, e cila përfaqëson faktorin kryesor dhe “numrin magjik 51” në favor të Partisë Demokratike.

Nëse dy partitë, ajo demokrate dhe republikane do të kenë numrin e njëjtë të ulëseve në Senat, atëherë demokratët do të marrin shumicën, për shkak të ulëses së nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

Mbi 46 milionë amerikanë kanë votuar para ditës së zgjedhjeve, qoftë përmes postës, apo votimit në qendra të votimit.

Cilat janë rezultatet e mundshme dhe çfarë pasoja mund të kenë?

Demokratët dhe republikanët mund ta ndajnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, ose një parti mund ta marrë kontrollin e të dyja dhomave.

Demokratët e kanë udhëhequr Dhomën e Përfaqësuesve që nga zgjedhjet e vitit 2018, të mbajtura gjatë administrimit të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Republikanët pritet ta fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve shkaku i zhgënjimit të votuesve me gjendjen ekonomike dhe ndarjen e distrikteve.

Dhoma e udhëhequr nga republikanët do ta pengonte agjendën e presidentit Joe Biden.

Ndërsa, kontrolli i Senatit, të cilin demokratët e udhëheqin me një epërsi të vogël, është ende i paqartë.





Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika