Zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit përfundojnë me balotazh

Ekuadorianët lanë mënjanë frikën e largimit nga shtëpitë e tyre mes dhunës së paprecedentë dhe votuan për një president të ri të dielën në një zgjedhje speciale me një siguri të lartë nga policia dhe ushtaria për shkak të vrasjes së një kandidati presidencial këtë muaj

Asnjë kandidat nuk ka marrë mbështetjen e mjaftueshme për t’u shpallur fitues, në zgjedhjet presidenciale të Ekuadorit, të mbajtura të dielën.

Rezultatet kanë treguar se kandidatja e së majtës, Luisa Gonzalez, e mbështetur nga ish-presidenti në arrati, Rafael Correa, ka të ngjarë të përballet në balotazh me Daniel Noboa-n, ish-deputet dhe djali i manjatit Alvaro Noboa-s.

Sipas rezultateve nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor majtistja Luisa González, kryeson me rreth 33% të mbështetjes, ndërsa ish-ligjvënësi Daniel Noboa doli i dyti me rreth 24%. Luisa González duket se do të kalojë në balotazhin e 15 tetorit, sipas rezultateve të para të lëshuara nga autoritetet zgjedhore. González ka thënë se ish-presidenti Rafael Correa do të jetë këshilltar i saj, nëse ajo i fiton zgjedhjet.

Correa mbetet një forcë kryesore në Ekuador, pavarësisht se u shpall fajtor për korrupsion në vitin 2020 dhe u dënua në mungesë me tetë vjet burg.

Një nga kritikët më të zëshëm të Correas ishte Fernando Villavicencio, gazetari i kthyer në kandidat për president, i vrarë më 9 gusht në Kuito.

Ekuadorianët votuan mes dhunës së paprecedentë që i mori jetën Villavicencios në fund të një tubimi elektoral dy javë para zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika