Zgjedhjet veç me tenderë njëburimorë, 14 sish me vlerë totale tre milionë

Afër tre milionë euro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpenzuar me procedurë të negociuar, apo siç njihet njëburimore. Megjithëse numri i tenderëve të dhënë si të tillë është i madh, njohës të prokurimit vlerësojnë që KQZ nuk e ka shkelur ligjin për Prokurim Publik, por që vlera e parashikuar për disa prej tyre, është tejkaluar

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka në dispozicion 10 milionë e 800  mijë euro.

Por, këto mjete financiare, KQZ është duke u shpenzuar kryesisht përmes tenderëve njëburimorë.

Që nga koha kur u caktua data 7 qershor, institucioni i në fjalë ka dhënë 14 tenderë me procedurë të negociuar, me një vlerë totale që i afrohet tre milionëshit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre të hollave, u shpenzua në veç një procedurë të vetme.

Mbi 2 milionë euro, KQZ-së i kushtoi veç tenderi për shërbimet postare dhe votimin jashtë vendit.

Goxha shumë kushtoi edhe vet shtypja e fletëvotimeve, madje duke e tejkaluar shumën e parashikuar, gjithsej afro 350 mijë euro.

Ndërsa 12 të tjerët sillen me vlera nga tetë mijë deri në 100 mijë euro.

Megjithëse janë dhënë shumë tenderë njëburimorë, sipas njohësve, KQZ nuk e ka bërë shkeljen e Ligjit për Prokurim Publik.

“Neni 35 e parasheh që procedura të përdoret në raste emergjente. Andaj, afati i zgjedhjeve që është afër, mund të konsiderohet si i tillë, prandaj ka një arsyetim të bazuar”, ka thënë Ardit Dragusha, Hulumtues i Prokurimit Publik në D+.

Megjithatë, shqetësues, konsiderohet fakti që në të paktën disa procedura, KQZ është detyruar që t’i japë kontratat mbi vlerën e parashikuar, duke tërhequr mjete nga projekte të tjera.

“Janë disa raste ku KQZ e ka tejkaluar vlerën e parashikuar, madje me më shumë se 50 mijë euro, për t’i përmbushur kërkesat e operatorëve ekonomik. Kjo gjë rrezikon potencialisht realizimin e disa projekteve me rëndësi”, ka thënë Ardit Dragusha, Hulumtues i Prokurimit Publik në D+.

Dhënien e tenderit me procedurë të negociuar për shtypjen e fletëvotimeve, i cili ishte sfidë e madhe për KQZ-në, vet kryetari Kreshnik Radoniqi e kishte arsyetuar me afatin e shkurtër kohorë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika