Zgjidhet kryesuesi i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Pëllumb Bajqinovci i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit në Prishtinë, gjatë një mbledhje të jashtëzakonshme që u mbajt këtë të premte

Pëllumb Bajqinovci./ Foto Facebook.

Pushteti në Prishtinë, LDK-PDK, zgjodhi kryesuesin e ri pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë, vendim që është hedhur poshtë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës është zgjedhur Pëllumb Bajqinovci nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Bajqinovci u zgjodh me 26 vota pro.

Sipas opozitës në kryeqytet, Kupina vazhdon të jetë kryesues dhe se pushteti po vepron kundërligjshëm.

Në mbledhjen e pestë të Kuvendit Komunal është votuar për shkarkim të Kupinës, por ai paraprakisht e kishte mbyllur seancën me arsyen se nuk kishte kushte për punë.

Një ditë më parë, Kupina u kishte dërguar shkresë asamblistëve duke ua rikujtuar Rregulloren, duke nënvizuar nenin që shpjegon se nuk mund të zgjidhet një kryetar i ri përderisa ekziston aktuali.

Kupina ishte zgjedhur në fillim të mandatit me votat e asamblistëve të subjekteve politike që e bëjnë pushtetin lokal aktual në Prishtinë. Muajin e shkuar, ai dha dorëheqjen nga LDK-ja dhe bashkoi votat me opozitën për t’i shkarkuar aksionarët e ndërmarrjeve publike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika