Zhbllokimi i Kuvendit varet nga vullneti i Kurtit, thotë Jashari

Analisti politik Shemsi Jashari ka kritkuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për zvarritje të qëllimshme të procesit të konstituimit të institucioneve të reja në Kosovë.

I ftuar në FIVE në TV Dukagjini, Jashari tha se mungesa e vullnetit politik nga ana e Kurtit po e thellon krizën institucionale dhe po pengon formimin e organeve të Kuvendit dhe Qeverisë.

“Pa ndryshuar vullneti i zotit Kurti, për t’i bërë institucionet, për të ecur pr para. Për konstituimin të trupave të Kuvendit nuk do të ndryshojë kjo gjende që jemi. Tendenca e tij, po shihet qartë: zhagtija, vonimi këtij procesi edhe tashmë i ka gjetur hapësirat ligjore, ku me u barrikadu, me i blloku konsumin e fat ligjore për themelimin e trupave të tjera dhe Qeverisë”, ka thënë Jashari.

Ai theksoi se Kurti tashmë ka identifikuar hapësirat ligjore për t’u barrikaduar dhe për të penguar konstituimin e Kuvendit

“Është një papërgjegjësi e madhe, që besoj që askush prej qytetarëve nuk duhet ta shmang këtë fakt që ka vullnet, ka tendencë, ka veprim konkret për t’i bllokuar institucionet. S’mund të pretendosh që mundesh me marrë mbështetjen e partive të tjera, edhe vazhdimisht me i godit dhe me marrë si të mirëqenë votën  tyre”, ka shtuar Jashari.

Deklaratat e Jasharit vijnë pas dështimit për herë të tretë të zgjedhjes së kryetares së Kuvendit, ku Albulena Haxhiu nuk arriti të sigurojë votat e nevojshme për të marrë drejtimin e legjislativit.

Pavarësisht miratimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimit të deputetëve më 19 prill, Kuvendi mbetet ende pa udhëheqës.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika