Zhduken dy persona në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën për dy raste të ndara të zhdukjes në qytetin e Ferizajt

Fotografi ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën për dy raste të ndara të zhdukjes në qytetin e Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh, në rastin e parë raportohet se është zhdukur një grua.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se bashkëshortja e tij, ka dalë nga banesa dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Ndërkaq, rastin e dytë e ka raportuar në polici një burrë, i cili ka thënë se nuk di asgjë për vendndodhjen e djalit të tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se djali i tij, ka dalë nga shtëpia nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika