Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me zhdukjen e dy vajzave të mitura në Prishtinë, të cilat nuk janë parë që nga data 4 korrik.

Rastin e kanë raportuar prindërit e tyre më 9 korrik, duke bërë të ditur se vajzat kanë dalë nga banesat dhe dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore, pas së cilës janë larguar në drejtim të panjohur.

“Me datë 09.07.2025, dy ankues – prindër, kanë raportuar se me datën e cekur vajzat e tyre të mitura kanë dalë nga banesat dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet relevante policore janë angazhuar në hetimin e rastit.