Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një burrë në Novobërdë ka raportuar zhdukjen e dy vajzave të tij.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të policisë, vajzat kanë dalë nga shtëpia më 28 janar dhe nuk janë kthyer më, njofton Dukagjini.

“Ankuesi ka raportuar se dy vajzat e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.