Një 13-vjeçar është zhdukur në Fushë-Kosovë.

Kështu ka raportuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh të saj.

Ndërsa për zhdukjen e djalit 13-vjeçar kishte raportuar babai i tij, derisa policia bëri të ditur se ende nuk duhet asgjë për fatin e tij.

“Rr. 17 Shkurti, Fushë-Kosovë 16.11.2023 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se djali i tij i moshës 13-vjeçare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga Policia e Kosovës.