Zhduket një burrë në Klinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po heton rastin e zhdukjes së një personi në fshatin Poterq i Epërm të Klinës.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, motra ka raportuar zhdukjen e vëllait duke thënë se nuk kanë asnjë njohuri për vendndodhjen e tij, njofton Dukagjini.

“Fsh. Poterq i Epërm, Klinë 10.06.2026-07:30. Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime” thuhet në raportin policor.

Të fundit nga rubrika