Policia e Kosovë ka bërë të ditur se një vajzë e mitur është zhdukur në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, përgjegjësja në strehimore ka raportuar se nga 17 korriku nuk di asgjë për vendndodhjen e saj, njofton Dukagjini.
”Ankuesja femër kosovare, përgjegjëse në strehimore, raporton se një vajzë e mitur, ka dalë nga strehimorja dhe nuk dihet asgjë për të. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.