Zhduket një familje nga Drenasi e cila kishte ardhur për pushime në Kosovë

Familja nga Drenasi, që banon jashtë Kosovës, është zhdukur që nga 28 gushti, kështu ka raportuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh

Gllogoc, fotografi ilustruese

Në qytetin e Drenasit raportohet se është zhdukur një familje që jeton jashtë Kosovës dhe që nga 28 gushti familja e tyre në vendlindje nuk ka pasur asnjë kontakt me ta.

Policia njoftoi se një burrë ka raportuar se vëllai dhe familja e tij, të cilët jetojnë jashtë vendit, janë larguar nga shtëpia e tyre, pa lënë asnjë gjurmë mbrapa.

Autoritetet lokale po hetojnë ngjarjen dhe janë në kërkim të ndonjë informacioni që mund të ndihmojë në gjetjen e familjes së zhdukur.

“Gllogoc  28.08.2023-09:15.  Më 31.08.2023 një mashkull kosovar ka raportuar se vëllai i tij, i cili jeton jashtë vendit, derisa ishte në Kosovë me familjen e tij, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia është duke punuar për t’i zbardhur rrethanat e këtij rasti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika